Këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismajli është ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Debutimin në muzikë artistja e kishte bërë në moshën 19-vjeçare, kur ishte kthyer në Kosovë. Kënga e cila kishte shënuar fillimin e karrierës së suksesshme të saj, kishte qenë “Dridhem”.

Me këtë, Genta kishte shënuar edhe një frymë të re në muzikë dhe gjithmonë kishte performanca të veçanta dhe me shumë energji, shkruan rtv21.tv

Që nga ajo kohë, Genta ka pësuar ndryshime të shumta. Këngëtarja 34-vjeçare tashmë ka arritur në majat e suksesit. Këngët e saj janë bërë hite dhe vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më të kërkuara në koncerte të shumta dhe jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet ku ka shqiptarë.

Projekti i fundit i Gentës është “Zjarr”, të cilin e ka sjellë në fund të muajit mars. Muzikën e këngës e ka bërë Irkenc Hyka, tekstin e ka shkruar MUMA, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Bug Production./21Media