Një prift katolik me emrin Jean-Marc Fournier, është shpallur si heroi i natës së mbrëmshme pasi rrezikoi dhe jetën brenda ndertësës së Notre-Dame.

Ndërsa katedralja ishte përfshirë nga flakët, ai u fut brenda për të shpëtuar kurorën prej ari të Jezusit.

Prifti është i famshem në Paris pasi në vitin 2015, i dha mbrojtje njerëzve gjatë sulmit terrorist.

‘Një hero i vërtetë. Merret përditë me njerëzit dhe ndihmon si të ketë mundësi’ tha një qytetar për BBC.

Për fat keq shumë piktura dhe vepra arti u shkatërruan gjatë zjarit por prifti arriti të shpëtojë një vepër arti që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në katedrale.