Gjatë ditëve të para të prillit, reshjet e shiut, shtrëngatat dhe temperaturat e ulëta kanë qenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit dhe pyetja që na vjen të gjithëve ndërmend është: Kur do të vijë Pranverë?

Sipas meteorologëve të Meteoalb, këto reshje shiu që na kanë shoqëruar edhe gjatë fundjavës që lamë pas, do të vazhdojnë edhe pse ato nuk do të jenë në orët e para të ditës.

Kryesisht gjatë mesditës do të kemi një zhvillim të vranësirave që do të sjellin prezencën e reshjeve të shiut, dhe më të dendura do të jenë në gjatë orëve të pasdite.

Sa i përket javës temperaturat do të pësojnë rritje duke u lënë vend ditëve me diell.

“Dita e hënë dhe e martë janë ato që do të sjellin ndryshim gradual të motit duke bërë që të kemi prezencë më të paktë të reshjeve, por duke filluar që nga data 16 pasdite do të kemi përmirësim të motit dhe rikthim të pranverës”.