Ledri Vula është një ndër reperat shqiptarë më përfolur në mediat roze.

Prej kohësh kanë qarkulluar lajme se reperi është në një lidhje me bukuroshen Sara Hoxha, por edhe pse e kanë mohuar, shpeshherë janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë Ledri habiti me deklaratën e tij në një emision, ku pranoi hapur se dëshiron të bëhet baba.

Mbrëmjen e djeshme Ledri dhe Sara kanë qenë në një festë së bashku dhe këtë e ka zbuluar këngëtari Ermal Fejzullahu me bashkëshorten Arjanën.

Ermali ka publikuar pamje nga festa ku shihet në shoqërinë e Ledrit, ndërsa Arjana shihet në shoqërinë e Sarës.

Ndonëse e mohojnë këto pamje e nxjerrin hapur dyshen e shumëpërfolur.