Në muajin maj, këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin “Eurovision”, që do të mbahet në Tel Aviv në Izrael.

Mirëpo, vetëm disa ditë para nisjes së festivalit, mediat izraelite i kanë dedikuar një kronikë vendit tonë ku sipas “Gazetës shqiptare”, ata ironizojnë shqiptarët.

“Nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza”, që nënkupton se nuk i intereson fare”, thuhet në televizionin KAN. Në kronikë, shqiptarët përshkruhen si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre me makina të shtrenjta dhe kështjella.

Madje, gjatë kronikës përmendet edhe dalja e vendit tonë nga komunizmi. Moderatorja shprehet se ka pak shqiptarë nëpër botë, megjithatë ata klikohen mbi 100 milion herë pasi dinë si të bëjnë marketing.

Burimi: Gazeta shqiptare