Sikur s’jetoj në vendin tim – Dritëro Agolli.

Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrje.pur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

më ngjan sikur dhe strehët derdhin h.elm
Hel.mohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s’e di nga vjen ky he.lm se s’kam ç’të them
Veç shoh se rrobat tona h.elm na rrjedhin

Ky vend më duket do h.elmohet krejt
Nga he.lmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gë.rvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.