Moderatorja sportive Ilda Bjeleri është një nga moderatoret më të përfolura në botën e showbizit shqiptar.

Ditën e sotme Olti Curri ka zbuluar Ildës ‘planet’ për martesë. Teksa pinin kafe së bashku me këngëtarin Sinan Hoxha, Olti ka nisur t’a filmojë këtë të fundit, duke e pyetur nëse pranon të këndojë në dasmën e Ildës.

‘Sinan Hoxha, një pyetje kam unë. Po, jo? Bëhet, s’bëhet? Sa lekë do ti për dasmën e Ilda Bejlerit? Fillon dasma ditën e hënë, mbaron të hënën tjetër.”- thotë Olti, ndërsa Ilda ka nisur të qeshë.

‘Zakon tironsish, ne tironsit rregullohemi me njëri-tjetrin, pa pare’, thotë Sinani.