Moderatorja Arbana Osmani, e cila është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes së saj me regjisorin Eduart Grishaj,

përballet jo në pak raste me komente të pakëndshme nëpër rrjete sociale. Së fundmi, një ndjekëse në “Instagram” duket se i është kundërvënë për të qeshurën, që nuk mungon kurrë në fytyrën e Arbanës.

“Kur qesh edhe ti me këto dhëmbët si qen…se di domethënë”-i ka komentuar ajo, e cila nuk ka ngelur pa një përgjigje nga ana e Arbanës. “Nuk do të rresht kurrë së buzëqeshuri”– i ka shkruar Arbana.

Në një postim të ardhur fill pas këtij reagimi, Arbana ka shprehur dashurinë ndaj të gjithë fansave të saj që e kanë suportuar kurdoherë. “Por pavarësisht ndonjërës që duhet për hudhër, kam ndjekësit më të sjellshëm në botë. Ju dua!-ka shkruar ajo.