Nga kjo e hënë, spitali rajonal i Shkodrës do të drejtohet nga Ardian Dajti. Mjeku i njohur u përzgjodh në mesin e disa emrave në garë për pozicionin e rëndësishëm.

Prezantimi i tij u bë nga zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kreu i Operatorit të Shëndetit Publik për veriun.

Mjeku kirurg onkolog 4 vite më parë u shkarkua nga pozicioni i shefit të Urgjencës pasi denoncoi mungesën e medikamenteve në spital.

Ai ka qenë krah kolegëve në protestat e zhvilluara prej bluzave të bardha në Shkodër dhe një zë kritik për politikat që janë ndjekur në sektorin e shëndetësisë.