Të gjithë miqtë i kanë qëndruar pranë aktores, Margarita Xhepa. Këngëtarja Irini Qirjako e viziton në spital.

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Margarita Xhepa pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni të vështirë në këmbë. Aktualisht ajo po merr mjekimet e nevojshme në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të gjithë miqtë e saj, aktorë të njohur të skenës dhe këngëtarë i kanë qëndruar pranë aktores dhe e kanë mbështetur.

Këtë herë, këngëtarja e njohur Irini Qirjako ka postuar në profilin e saj në Facebook foto nga vizita e saj në spital pranë aktores. Mes mikeshave, Irini i uron shërim të shpejtë aktores.

“Margarita jone e shtrenjte. U sherofsh sa me shpejt…Ishim tek Margarita ne spital bashke me miken Zenepe Luka, Presidenten e Fondacionit, Nermin Vlora, per te vizituar Margariten, Margariten e Fondacionit. Sherim te shpejte e shtrenjta jone.”- shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Burimi: Aktoret Shqiptare