Mga Mirsad Rakaj

40 vite më parë , 15 prill 1979, ditë e diel ora 7 e 20 minuta e mëngjesit një tërmet i fuqishëm i shkallës 9 ballë brenda pas sekondave rrafshoi shumë shtëpi kryesisht në zonën e nënshkodrës .

Mëngjesi i 40 viteve më parë nisi si një mëngjes i zakonshëm por u kthye në mëngjesin më të pazakonshëm që përjetoi Shkodra e nënshkodra nga në fatkeqësi natyrore.

Por më shumë se kudo këto lëkundje u ndjenë në zonën e poshtme të lumit Buna. Fshati Pentar do të rrafshohej I gjithi e për pasojë numri I viktimave nën rrënoja do të shkonte mbi 15.

Pas këtij tërmeti shkatërrues regjimi I asaj kohe do të ndërtonte banesat e reja e ndërsa fshati u emërua si Pentar i Ri. Duke kujtuar situatën e vështirë banorët e zonës risjellin imazhet e asaj dite.

Ky Hil Gjura është sot 67 vjeç. Në atë kohë ai ishte vetëm 23 vjeç kur në familjen e tij do të ndodhte tragjedia, motra 25 vjeçare sëbashbku me fëmijën e mitur në djep mbetën nën rrënoja duke gjetur vdekjen.

Në fshat viktimat numëroheshin me gishtërinjtë e dorës, një situatë sa e dhimbshme aq tragjike

Ndërsa një tjetër banor I fshatit Pentar është Lush Kalivaci. Ai rrëfen tmerrin kur ka nxjerrë nga rrënojat nënën bashkë më vajzën e tij të vogël, teksa I plagosur nga ngjarja I mbeti djali I xhaxhait. Ndërsa nga toka dilte uji I zi tregon Lush Kalivaci,

Lushi rrëfen se se i gjithë shteti komunist i asaj kohe u tregua i gatshëm të rindërtoj edhe njëherë nga fillimi të gjithë fshatin Pentar

Tërmeti i atij mëngjesi prilli ka shënjuar njëherë e përgjithmonë jetën e këtyre banorëve, duke lëne pas dhimbjen e humbjeve të të afërmeve .

Në këto anë duket se dridhjet e tokës vazhdojnë ende por jo më në shtëpitë e banorëve por në kujtesën e tyre .