Gazetarja e njohur dhe shumë e komentuar në media, Dasara Karaiskaj ishte e ftuar së fundmi në “Thumb”, ku zbuloi shumë si për anën profesionale, edhe për jetën private.

E pyetur nëse flirton, Dasara pranoi se i pëlqen kur dikush e sheh dhe sidomos pas lindjes së vajzës ka pasur shumëngacmime.

“Duke qenë se u martova e madhe dhe kam pasur eksperiencat e mia, kam bërë zgjedhjen e duhur, të paktën deri tani se jetës nuk i dihet kurrë, por gjithsesi Damiano është babai i fëmijës tim, është boshti i jetës time. Pavarësisht kësaj unë mendoj se nëse martesa shikohet me ato kornizat tipike, ose nuk bëj unë për atë lloj martese, ose ato martesa janë të destinuara të përfundojnë sidomos në kohërat në të cilat kemi ardhur.

Sigurisht që unë kur dal në fundjavë më pëlqen kur një njeri më sheh, më pëlqen sepse ndihem e re. Sidomos pas lindjes së vajzës, qeshja dhe thoja ku ishin gjithë këta që s’më gjuanin kur doja një burrë. Një shok më tha: ju femrat jeni budallaçka dhe nuk e kuptoni që ne çmendemi për mamat”, tregoi Dasara.