Grabitjet e një pas njëshme të ndodhura në aeroportin e Rinasit kanë sjellë edhe një përplasje mes koncesionarit edhe Policisë së Shtetit në lidhje me sigurinë e aeroportit.

Mësohet se Komisiariati i Rinasit i ka dërguar një letër TIA-s në lidhje me mangësinë e sigurisë ne aeroport në 7

Maj të 2018-tës. Në letër janë përmendur edhe dy portat nga të cilat ndodhi grabitja e fundit si dhe sensorët e sigurisë.

Mirëpo në përgjigjen e kthyer nga TIA është refuzuar marrja e masave raporton Report Tv duke ia kaluar përgjegjësinë e sigurisë Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Vetëm Autoriteti i Aviacionit Civil vlerëson masat e sigurisë dhe Policia duhet tia adresojë këtij institucioni ankesat e saj”,-thuhet ndër të tjera në përgjigjen e

TIA për Policinë./CNA.al