Është parandaluar një ngjarje tragjike gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se një fëmijë kishte mbyllur nënën e tij në ballkon, teksa ajo ishte duke gatuar drekën.

Në kuzhinë ka rënë zjarr, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të zjarrfikësve fatmirësisht nëna dhe fëmija janë shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘Ali Agjahu’, ndërsa policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.