Mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin” ishin të ftuara, Rita dhe Roza Lati. Nënë e bijë ato folën për marrëdhënien e tyre që rrallëherë e has.

Mes të tjerash ato treguan një episod, kur Roza ishte adoleshente dhe i tregoi nënës se kishte kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë.

Roza ka treguar se nëna e saj në fillim ulëriti, pastaj u mërzit por edhe në fund u mallëngjye.

“Rita Lati ka tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë, ulëriti, emocioni i dytë, u mërzit, emocioni i tretë, u mallëngjye.

Goca ime është bërë vajzë e rritur tha dhe doli nga shtëpia. Pas 15 minutash erdhi me një tortë.”-tregoi Roza për reagimin e nënës së saj.