Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të punonjësve të bashkisë së Tiranës që kanë filluar pastrimin e mureve të Kryeministrisë.

Me anë të një postimi në Instagram, kryeministri ka ironizuar keq opozitën, e cila e degjeneroi në dhunë protestën e mbrëmshme.

‘Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito’, shkruan Rama.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme protestuesit në shenjë revolte gjuajtën drejt godinës së Kryeministrisë me bojë, kapsolla, domate dhe lakra, ndërsa fermerët derdhën qumësht.