Prej disa kohësh ka qarkulluar lajmi se Robert Berisha me Nora Istrefin nuk flasin me Tunën, e cila është partnerja e vëllait të Robertit, Patrisit.

Pas konfliktit të tyre të bujshëm, në një intervistë për mediat kosvare, Roberti është pyetur për albumin e ri të Tunës.

Këngëtari tha se nuk i ka dëgjuar të gjitha këngët, ndërkohë që e akuzoi se ka imituar Elvana Gjatën.

‘Se kom dëgju krejt, qato çka po muj mi dëgju në radio në kerr, shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës. Është veq një dallim i vogël:

Elvana Gjata është milionere, a Tunës shpresoj që i kryjn punë kto kang edhe në koncerte. Është mirë me pas një artist një qesi llojë albumi si Tuna’, tha Roberti.