Gazeta e njohur amerikane,Washington Post, ka publikuar edhe një foto pikante nga protesta e opozitës të zhvilluar pasditen e sotme.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se opozita në Shqipëri ka disa muaj që proteston kundër keqqeverisjes e korrupsionit së pushtetit.

“Partitë e opozitës shqiptare janë mbledhur në kryeqytetin- Tirana, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në Tiranë, në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’, me postera dhe slogane antiqeveritare, duke hedhur shashka dhe tymuese mbi policinë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të godinës qeveritare, por nuk u përpoqën që të hapnin dyert e saj”.

“Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar,

diçka që mohohet nga qeveria. Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për rotacion të menjëhershëm politik, duke kërkuar një kabinet tranzitor për Ramën. Ai kërkoi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”.