Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Bejdo Malo, Këshilli Drejtues i Aeroportit, që merrej edhe me sigurinë aeroportuale, kishte si menu të parapëlqyer gjatë mbledhjeve të veta, të ushqehej.

Paçe pilaf, patatina dhe pije. Rrogat e majme të këtij bordi, ishin të panjohura deri para se të ndodhte kjo grabitje dhe shkonin deri në 2000

euro në muaj. Megjithë paralajmërimet e përsëritura, nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë, që mbrojtja e aeroportit ishte e mjeruar, as Belinda

Balluku, ish drejtore e madhe e Aviacionit dhe as Sandër Lleshaj, dy vitet e fundit drejtues i këtij Këshilli drejtues, kaq të mirëpaguar, nuk e vunë asnjëherë ujin në zjarr.

Aeroporti është sulmuar në këto dy vite plot tre herë, dhe grabitja e tretë ishte padyshim e paralajmëruar që do ndodhte, ndërkohë që këshilli drejtues, shqepej me pace e pilaf dhe fuste në xhep çdo muaj zarfin e majmë, vetëm për një mbledhje në muaj.

Degradimi i tmerrshëm i administratës shqiptare, nuk ka të sosur dhe duket i pashpresë, sepse të gjithë personat e implikuar në papërgjegjshmërinë e tyre, vetëm sa kanë ecur lart në karierë.

Belinda Balluku është sot Ministre e Infrastrukturës, që ka përsëri edhe aeroportin nën përgjegjësinë e vet, ndërsa Sandër Lleshaj, kërceu nga ky bord i dështuar

sigurie, ose si e mbiquajnë rrjetet sociale: Bordi i Paçe + Pilafit, në ministër të brendshëm, anti protestë…

360grade.al