Zbardhen detajet e protestës së opozitës, ja çfarë do të ndodh me 13 prill

Opozita do të rikthehet sërish të shtunën në protestë për largimin Ramës, por ndryshe nga herët e tjera qytetarët do të mblidhen para kryemistrisë në orën 18:00.

Pas 2 muajsh protesta masive, por dhe protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës do të përpiqen sërisht të tregojnë forcën se shumica tashmë janë ata.

Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”. Mesazhin fundit para protestës, Lulzim Basha e dha nga qyteti i Fierit.

Basha: Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje, zgjedhje falso pa opozitën nuk do të ketë. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Ndërkohë policia është në gadishmëri. Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryenmisnitrisë, një pjesë tjetër në anën e piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali.

Siç shikohet nga pamjet shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim.

Instalacioni në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.

Në qendër të vëmendjes së policië ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...