Papa Francesku u puth këmbët udhëheqësve të Sudanit Jugor

Papa Francesku u puth këmbët udhëheqësve të Sudanit Jugor. Papa Françesku, me një gjest dramatik pas një pritjeje të paparë në Vatikan, u gjunjëzua për të puthur këmbët e udhëheqësve rivalë të Sudanit të Jugut të enjten, ndërsa u kërkoi që të mos kthehen në një luftë civile.

Ai i bëri thirrje Presidentit Salva Kiir, ish-nënkryetarit të tij, që aktualisht është udhëheqës i rebelëve, Riek Machar dhe tre nënpresidentëve të tjerë, për të respektuar një armëpushimi që ata nënshkruan dhe për t’u zotuar për formimin e një qeverie të unitetit, muajin e ardhshëm.

“Unë po ju kërkoj si vëlla të qëndroni në paqe. Unë po ju kërkoj me zemrën time, le të shkojmë përpara. Do të ketë shumë probleme, por ato nuk do të na mposhtin. Zgjidhini problemet tuaja”, tha Papa në vërejtjet ndaj tyre.

Udhëheqësit dukeshin të habitur kur Papa 82-vjeçar, i cili vuan nga dhimbja kronike e këmbëve, u ndihmua nga ndihmësit, ndërsa u gjunjëzua me vështirësi për të puthur këpucët e dy udhëheqësve kryesorë kundërshtarë dhe disa njerëzve të tjerë në dhomë.

Vatikani mblodhi së bashku udhëheqës sudanezë për 24 orë lutje dhe predikim brenda rezidencës së Papës, në një përpjekje për të shëruar ndarjet, përpara se në vend të krijohet një qeveri uniteti.

“Do të ketë luftime, mosmarrëveshje midis jush, por t’i mbani brenda jush, brenda zyrës, në mënyrë që të flisni”, tha Francesku në italisht. “Por përpara njerëzve, mbani duart të bashkuara. Pra, si qytetarë të thjeshtë, do të bëheni etërit e kombit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...