Grabitjen në Rinas e organizoi shteti, ish- kryeministri: Ja skenari

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se për gra.bitjen e 10 milionë eurove në Rinas, nuk do të ketë asnjë të arre.stuar, por vetë qeveria do të skenojë një autor. Sipas Berishës atij do t’i jepen 100 mijë euro, do ti sigurohen vetëm dy vite bu.rg dhe më pas do ta nxjerrin.

Deklarata e Berishës:

Nuk mund të ketë të arr.estuar. Do presim dhe disa ditë sa të gjejnë dëshmitarin e rremë. Ti japin 100 mijë euro, të bëjë nja dy vite burg dhe të dalë.

Furgoni i asaj policie nuk ka marrë një gërvishtje, por le të presim, por faktikisht Murati është ek.zekutuar me një plu.mb në kokë. Plum.bin ky nar.koshtet do ta çojë nga të dojë”.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo është një vjed.hje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti:

Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njëjtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit.

Me një precizon të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetin e Aviacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka ba.nditë në botë që të organizojë dy herë të njëjtin skenar në botë” .

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në ak.uza të forta ndaj ministrave të qeverisë:

Në 48 orë, shqiptarët kanë parë në ekrane jo vetëm hajdutët, por njerëz ordinerë në pushtet që njëri pas tjetrit deklaronin se përgjegjësia është e kinezit dhe se ata nuk ndjenin asnjë lloj përgjegjësie, pavarësisht se vasal kimiku siç po e quajnë rëndomtë ministrin e Brendshëm, ka qenë kryetar i bordit në kohën e gjeneral kan.abisit të Noriegës së Shqipërisë, kryetar i bordit të aviacionit civil.

Për të mbushur xhepat e çante kokën. Del Bellushka e lidhur këmbë e kryer me shefen e saj të kabinetit Bushi, me Riformaton se ata nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie. Këtu nuk ka përgjegjësi përveç kinezit, që unë nuk e di nëse ka apo nuk kanë përgjegjësi. Kemi një shtet të falimentuar plotësisht dhe një shtet që vjedh veten në shuma të mëdha”.

Këto deklarata ish- kryeministri Berisha i ka bërë në studion e lajmeve në RTV ORA.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...