FSHF i kalon në administrim ‘Loro Boriçin’ bashkisë Shkodër

Mesa duket është “dorëzuar” FSHF dhe është marrë vendimi për administrimin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”.

Tashmë stadiumi nuk do të administrohet më nga FSHF-ja, por nga bashkia Shkodër, që është edhe pronare e impiantit që u rikonstruktua vetëm dy vite më parë.

Kohët e fundit ka pasur disa polemika për këtë çështje, por sot vetë presidenti i FSHF-së Armando Duka ka mbyllur çdo dilemë. Ai bëri një vizitë në Shkodër, ku ka takuar edhe kryebashkiaken Voltana Ademi.

“Jemi në procesin e dorëzimit të stadiumit te bashkia e Shkodrës për ta menaxhuar ajo ‘Loro Boricin’. Punë ditësh përfundon gjithçka”, është shprehur Duka,

“Futbolli është një garë me emocione dhe gjithsecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën. Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin,

por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brenda saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”, ka shtuar Duka.

Për sa i përket trajnerit të ri, nga Shkodra Duka sërish nuk jep një emër konkret, por shprehet i bindur se trajneri dhe stafi i ri teknik do të zgjidhen javën e ardhshme:

“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...