Në Shkodër krenohen me ekipin e Vllaznisë pavarësisht se kuqeblutë janë pranë rënies këtë sezon.

Futbollistët e panumërt që ka nxjerrë e bën Vllazninë një pasuri në Shkodër. Por një kontribut po kaq të madh në futbollin shkodran, por edhe atë kombëtar ka pasur edhe K.F Shkodra 1996.

Një klub privat i krijuar me iniciativën e trajnerit të njohur, Taip Piraniqi. U krijua në 25 shtator të 1996 ku në fillim u njoh si një shoqatë sportive e më pas u aprovua si një klub i mirëfilltë futbolli.

Presidenti i parë i këtij ekipi ishte Guido Kakarriqi ndërsa kryetar i Shoqates, Menduh Derguti,organimizimi i klubit në aspektin teknik ju besua Taip Piraniqit

Në periudhen 1997-1998 ka qenë në krye edhe Millan Vaso ndërsa në 1999-2000 Gojko Jaku.

Në sezonin e parë futbollistik 1996-1997 merr pjese në Kategorinë e Tretë dhe del kampion duke siguruar të drejten e pjesemarrjes në Kategorinë e Dytë.

Përbërja e ekipit ka qenë : A.Guranxi , A.Duka , E.Duka , E.Caku , A.Alibali E.Grezda ,I.Rragami , K.Celepia , E.Lika , B.Krymi , A.Mataj , Y.Zani Trajner Taip Piraniqi.

Në sezonin 1998-1999 merr pjesëe për herë të parë në Kategorinë e Dytë (sot Kategoria e Parë )arrihet suksesi me i madh duke dalur në finale me Kastriotin e Krujes ndeshje e luajtur në stadiumin ‘Qemal Stafa’ ,fitues Kastrioti 2 me 1.

Gjatë këtyre viteve ekipi ka kryer edhe disa ndeshje ndërkombëtare në Mal te Zi me Decicin e Tuzit , Cetinjen , Mogrenin, por ndeshja me e veçantë ka qenë ajo me Zeten 24.03.1997 dhe perfundoi me rezultatin 1 me1.

Ne vitin 1999 ekipi u riorganizua duke marrë shumë përforcime duke bërë periudhën përgatitore 2 javore në Cetinje .

Në këtë vit ekipi mori pjesë në Kupën e Republikës duke luajtur me ekipin e Vllaznisë.

Ndeshja e parë perfundoi me rezultatin 0 me 0( një emocion i jashtëzakonshëm, publiku shkodran brohoriste për të dyja skuadrat ) përbërja ekipit ishte Kastriot Rama ,Luan Zmijani, Alket Kruja , Edi Kraja,Valentin Gjetja ,Luan Jahja ,Ritvan Bishja,Alban Noga etj.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar pas 2 javeësh duke shikuar situatën e veshtirë të Vllaznisë nga ekipi Shkodra u larguan ne drejtim të Vllaznisë Alban Noga ,Luan Zmijani ,Alket Kruja dhe ndeshja perfundoi 3 me 0 në favor të Vllaznisë.

Mbas një periudhe të gjatë ndëprerjeje përsëri me iniciativën e Taip Piraniqit u riorganizua ekipi i të rriturve duke marrë pjesë në Kategorine e Tretë në vitin 2013-2014,

mbas një paraqitje shumë dinjitoze në ndeshjen e fundit me Partizanin B do vendoste daljen në Kategorinë e Dytë,ndeshje ku u shoqerua me shumë incidente duke përfunduar në ndërprerjen e ndeshjes mbas goditjes së gjyqtarit.

Ndeshja e nderprerë u fitua në tavoline nga ekipi Partizanit dhe me dënimin e shumeë lojtarëve(me gjithe reklamimin që iu bë nga drejtuesit e klubit me një gjykim skandaloz nga gjyqtari i ndeshjes,sidoqoftë gjestet e futbollistave ishin të pafalshme dhe të dënueshme).

Por, puna kryesore pranë Klubit Futbollit Shkodra ka qenë dhe është tek futbolli i moshave që për një periudhë 15 vjeçare besoj që kemi dhënë një kontribut për futbollin shkodran dhe kombëtar ku nga klubi Shkodra 1996 kane dalë shumë futbollistë që luajnë në nivele të ndryshme deri ne ekipet kombëtare, siç janë

Hysaj,Vajushi ,Marku ,Guri,Kapaklija,Kabuni ,Djepaxhia,Hepaj dhe shumë të tjerë që janë pranë Akademisë Vllaznia sot.

Ndër vite Shkodra 1996 ka luajtur me sukses në këto kompeticione:

2003-2004 u-12 dhe u-14 kampion dhe fitues të kupës “Kol Pogu”.

2004-2005 u-12 dhe u-14 kampion

2005-2006 u-16 kampion kombëtar i ligës amatore në Tiranë u-12 kampion brenda zonës.

2006-2007 u-12 dhe u-14 kampion

2007-2008 u-12 nënkampion u-14 kampion u-16-nënkampion kombëtar

2008-2009 u-12 kampion u-14 kampion

2009-2010 u-12 kampion (Kupa Suad Durraj) u-15 kampion

2010-2011 u-12 kampion u-15 ,kampion kampion i Kategorisë së Parë u-17

2011-2012 u-15 nënkampion

2012-2013 u-11 kampion

2013-2014 u-11 kampion u-15 kampion u-11 vendi 2 kapa M.Zhega u-13 Fitues I kupes M.Zhega u-15 Fitues I kupes M.Zhega

2014-2015 Kampion

/Newsport/