Ajo është lloji i gruas që do t’ju japë një mundësi të dytë, të tretë dhe të katërt edhe nëse nuk e meritoni. Ju e dini sa keq keni vepruar ndaj saj në të kaluarën, por ajo nuk rresht së besuar se ka ende diçka të mirë në ju.

Ajo është lloji i gruas që do të lëndohet çdo herë që ta gënjesh, por prapë zgjedh të të falë. Asaj do t’i thyhet zemra në qoftë se ju anuloni një takim me të, por ajo nuk do të zemërohet me ju. Ajo kurrë nuk do t’ju fajësojë, edhe nëse kështu është e vërteta.

Edhe nëse rrallë thoni “Më vjen keq” ajo do ta pranojë, duke lënë mënjanë krenarinë e saj.

Ajo është lloji i gruas që gjithmonë do t’ju mbrojë dhe do t’ju mbështesë në të gjitha problemet me të cilat ballafaqoheni, edhe nëse nuk i jepni të gjithë sigurinë që i nevojitet. Ajo është atje për ju, për mirë ose për keq.

Ajo gjithmonë do të jetë aty për ju.

Ajo është një grua që ju jep gjithçka që ka dhe nuk pret nga ju asgjë në kthim.

Ajo kurrë nuk do t’ju lërë të prisni. Ajo është një grua që u përgjigjet mesazheve sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo nuk dëshiron që ju të ndiheni se nuk jeni prioritet i saj. Ajo kurrë nuk do t’ua vonojë qëllimisht përgjigjet.

Ajo është lloji i gruas që kurrë nuk thotë gjëra të këqija për ju, edhe nëse jeni personi më i vrazhdë në tokë.

Ajo gjithmonë do të tregojë durim të madh me ju, edhe kur njerëzit e tjerë në të njëjtën situatë kanë hequr dorë.

Ajo është lloji i gruas që ju do, edhe nëse nuk e meritoni.

Ajo është lloji i gruas që do të kërkojë falje për një gabim që ndoshta nuk e ka bërë, por vetëm për t’ju bërë të lumtur.

Ajo është lloji i gruas që vazhdimisht përpiqet të të bëjë një person më të mirë edhe nëse kjo do të thotë neglizhimi i synimeve dhe ëndrrave të saj.

G

Pra, është gruaja që ju do të pendoheni pse e keni humbur.