Me gjithë kokën e vet të bardhë dhe me gjithë spaletat e dikurshme të gjeneralit, ministri i brendshëm Lleshaj, ndoshta ka qëlluar i pafat, ose është krejt i
paaftë për këtë detyrë të vështirë. Sidoqë të jetë, logjika dhe rregulli më minimal e do, që ai, të vetë largohet apo të shkarkohet nga detyra e lartë që ka.
Mbas mbytjes me gaz të Protestës së Opozitës, disa herë, ngjarje të rënda që lidhen me krimin kanë ndodhur shumë shpesh në Shqipëri. Vrasjet në Shkodër e Elbasan,
akuzat për trafikun ndërkombëtar të drogës, pasiguri e përgjithshme dhe tanimë supervjedhja e Rinasit, ku është kompremometuar gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit shqiptar, në mënyrë të rëndë dhe të pajustifikueshme me llafe dhe me propagandë.
Mirëpo në fundjavë, Opozita ka thirrur një protestë të madhe, në datën 13 Prill dhe shkarkimi apo dorëheqja e ministrit Lleshaj, do ta linte
kryeministrin pa “kujdestarin” e tij të bindur dhe vullnet mirë, anti-protestë.
Kështuqë masat e shkarkimeve apo vënia përpara e
përgjegjsisë, së kreut të kësaj ministrie, duken se janë minimale…
360grade.al