PËRFSHIHET NGA ZJARRI, MAKINA E SHEFIT TË KRIMEVE

Shpërthen në flakë në orët e para të mëngjesit te se premtes makina e Shefit të Krimeve në komisariatin e Tepelenës, Gentian Shehut.

Makina ka qënë e parkuar poshtë pallatit ku banonte kur ka marrë zjarr dhe është djegur në pjeën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 5:00 në lagjen 15 Shtatori dhe sipas Policisë, bëhet fjalë “për defekt elektrik”.

Por, mediat në vendin e ngjarjes, thanë se pas hetimeve paraprake, ka dyshime të forta se jarri është i qëllimshëm dhe ka lidhje me postin që mban Shehu.

Njoftimi i policisë:
Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qënë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.

Në vëndngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental (difekt elektrik).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...