Nard Ndoka: Eh moj Motër Gonxhe! Eh mo Gjergj, luftove me pallë për këto “palla”

Ish-deputeti Nard Ndoka shprehet se rilindasit po njollosin emrin e dy emblemave të kombit shqiptar, të Gjergj Kastriotit dhe Gonxhe Bojaxhiu.

Në një status në Facebook, Ndoka shkruan se Rama e ka kthyer këtë vit në vitin e Erdoganit.

Statusi i plotë i ish-deputetit:

Ah mor Gjergj, eh moj Motër Gonxhe, na falni!

Gjergj Kastrioti e Gonxhe Bojaxhiu; dy emblemat për kombin tonë ndër shekuj.

Të vetmit këto e ngriten emrin dhe imazhin e Shqipërisë në botë ndër shekuj. Këto emra dhe imazhe i gjen kudo; në sheshe, rrugë, institucione, muzeume, libra, në historitë e shumë vendeve nëpër të gjithë botën.

Por rilindasit e sotshëm, po njollosin edhe emrin e tyre;

Erion Veliaj, i prish sheshin Gjergjit, trazon edhe kalin e Tij, duke e provokuar herë pas here me imazhe, që ai kalë i kishte shkelur me kembë në beteja me turqit.

Edi Rama, vitin e Gjergjit e kthen vitin e Erdoganit; në çdo gjë; në formë, përmbajtje, në filozofi anadollake.

Rama me Sandrin, gjatë pashallëkut të tyre; nxijnë imazhin e Motër Gonxhes; “vidhet “Nënë Tereza” në Shqipëri, publikojnë të gjitha mediat ndërkombëtare.

Eh mo Gjergj; luftove me pallë për këto “palla”…

Motër Gonxhe, e përkushtove jetën tënde për të varfërit ,në gjithë botën; dalin ca horra dhe njollosin imazhin e Shqiperisë, që t’i na le si pasuri kombëtare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...