Ledion Liço është shkëputur plotësisht nga Top Channel. Sipas “Icon Style”, moderatori nuk mban më prej kohësh asnjë post në administratën e Topit pasi po punon për ngritjen dhe zhvillimin e një televizioni kushtuar argëtimit dhe muzikës shqiptare.

Mësohet se ky kanal i posaçëm muzikor mban emrin “Melody Tv” dhe se është pjesë e “Digitalb” dhe “Top Media”. Ikja e Ledionit nga prezantimi i spektaklit “The Voice”, i cili gati identifikohej me prezencën e tij, paska patur si arsye nga pas pikërisht “Melody Tv”.

Rikujtojmë se Ledion Liço është bashkëshorti i trashëgimtares së dytë të Top Medias, Sara Hoxha, me të cilën ka një djalë që e kanë pagëzuar me emrin London.