Shenjat janë të qarta, mirëpo femrat shpesh ose nuk i shohin ose nuk dëshirojnë t’i shohin, andaj shpesh janë të verbuara me dashurinë në shikim të parë. Mirëpo, kur dashuria fillon të zbehet, fillojnë të mendojnë ndryshe.

Në vazhdim tri shenja të qarta që ai nuk është zgjedhja juaj e duhur:

Çështje të rëndësishme

Kur është fjala si për shembull martesa, fëmijët, çështja e banimit, financat e gjëra të tjera të ngjashme, këto dallime të papërmirësueshme gjithsesi do t’jua vështirësojnë marrëdhëniet.

Mbase në fillim këto gjëra do të mendoni se do t’ju shkaktojnë probleme, mirëpo të jeni të sigurta që me kalimin e kohës do të ballafaqoheni me situata gjithnjë e më të vështira.

Ndryshimi

Nëse nuk ndihesh mirë me vetveten kur jeni bashkë me të, do të thotë se problemi ekziston. A jeni gjendur ndonjëherë para situatave që kur ke qenë bashkë me të, ke bërë diçka për të cilën ke thënë se kurrë nuk do ta bësh? Nëse përgjigjja është “po”, vazhdo tutje.

Nëse nuk je e kënaqur me vetveten, si do të jesh e kënaqur me ndonjë tjetër?

Komunikimi

Marrëdhënie e shëndetshme do të thotë të keni komunikim të mirë. Nëse nuk mund ta kuptosh në tërësi se çka të flet ai dhe anasjelltas, çdo bisedë juaja do të shndërrohet në grindje dhe britma, e pra këtë me siguri nuk e dëshironi.

Gjithashtu, mos harro nuk është e gjithë ajo që e thua, por se si e thua.

Komunikimi joverbal (si p.sh. toni i zërit, shprehja e fytyrës etj.) gjithashtu është i rëndësishëm dhe mund të jetë dallim i madh ndaj asaj se si është pranuar porosia.