Është e konfirmuar tashmë se Policia përveçse ka vrarë Admir Muratajn, pas grabitjes në Rinas, ka plagosur edhe një person tjetër.

Ajo që nuk bëhet zyrtare nga Policia është nëse grabitësi i plagosur ka rënë në pranga, apo jo. Burime të rezevuara të Gazetës Mapo thonë se kanë arrestuar edhe një person tjetër, por nuk konfirmohet nëse është pikërisht grabitësi që u plagos.

Gjithashtu Gazeta Mapo mëson se grabitësit e 10 milionë eurove në Rinas, kanë patur një bazë të fshehtë në fshatin Dritas, pranë Tapizës. Një ditë më parë Policia ushtroi kontrolle në këtë fshat, por nuk jepen detaje për sendet e sekuestruara.

Mendohet se në fshatin Dritas grabitësit kanë organizuar gjithë grabitjen, kanë bërë veshjet e furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, si dhe kanë ruajtur të gjithë armatimin, nga kallashnikovët te grantatat.

Për grabitjen në Rinas, Policia po tregohet hermetike, duke mos zbuluar të dhëna për autorët, pavarsisht se një pjesë e tyre janë identifikuar tashmë.

PUBLICITET