Shqiptarët do ishin shurdhuar nga ulurimat e kongreseve, urratë e aksioneve, trokitjet e çizmeve të parakalimeve nëse të gjitha këto nuk do t’i hidhte tutje 1 zë i vetëm, gjenialja Voce Zela.

Voce Zela nuk ka qënë kurrë festival, vals, shi, lemzë, djalosh, fëmijë i parë, lumturi, atdhe, gërshet.

Voce Zela ka qënë, është, dhe përgjithmonë do jetë, vetëm eter, shpirt, pa asnjë lidhje me materialitetin banal, mediokër, vulgar.

Voce Zela nuk ishte diçka që Shqipëria e fitoi kur lindi dhe e humbi kur zemra i ndali.

Voce Zela, ishte, është, dhe do jetë, një frymë e pashkatërrueshme, Kumt Providencial, Mëshirë Hyjnore, që Shqipëria e ka pasur, e ka, dhe gjithmonë do ta ketë.

Voce Zela është ajo flakëza e qiririt që lëshon atë dritëzën e mistershme që nuk e lë terrin të bëhet krejtësisht i zi, nuk e lë udhatarin të humbi udhën në natën e skëtërrëshme.

Voce Zela është ajo arsyeja misterioze që edhe jetës më fatk.eqe, i jep një shkak për të qënë deri në fund e dashur.

Voce Zela ishte një element kompensues, një faktor ekuilibrues, që nuk e la dëshpërimin të bëhej shkatërrimtar edhe kur proletarët ulurinin, fshatarët rënkonin, shkrimtarët shkarravisnin, këngëtarët zhurmonin, të dobëtit spiunonin, të talentuarit vuanin.

Për dhjetra vite Shqipëria ka qënë skëterrë dhe shqiptarët ishin skllevër. Por shpresa nuk dha kurrë shpirt, mes tjerash, falë Voce Zelës.

Për të neutralizuar deridiku efektin vde.kjeprurës të h.elmit që hidhnin festivalet, filmat, librat, Zoti u solli Shqipërisë dhe shqiptarëve Zërin e vet, Zërin e Voce Zelës.

E pafundme dhe e mbyllur si Universi, Voce Zela u pakësoi shqiptarëve robërinë dhe u shtoi Lirinë.

Kur këndonte Voce Zela, dimrin e ngrohte, beharin e freskonte, dhi.mbjet i paksonte, sëm.undjet i shëronte.

Voce Zela ende këndon; Psherëtin me zë të Saj, jet’ e trembur se mos vd.esi

Nga Edison Ypi

Burimi: GSH.AL