Shkëlzen Berisha padit në gjykatë nusen e nipit të Enver Hoxhës.

Përplasja mes Rezarta Shkurtës dhe familjes Berisha vijon edhe sot. Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto të Ermal Hoxhës, bashkëshortit të Rezartës dhe nipit të ish- diktatorit famëkeq Enver Hoxha, për laboratorin e kokainës në Xibrakë, për të cilin ai kreu edhe 3 vite burg.

Berisha shkruante: ‘Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg’. Ndërsa një përgjigje për Berishën e pati nusja e Hoxhës, Rezarta Shkurta.

“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg’, shkroi ajo. Por gjatë ditës së sotme, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni njofton se për këto akuza me Rezarta Shkurtën do të përballet në gjyq.

“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës, do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, shkruan Shkëlzen Berisha./Express

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...