Një burrë në Kinë e kishte lënë kamerën e makinës në shtëpi duke menduar se ishte prishur, por si duket ajo punonte dhe ka zbuluar aksidentalisht se gruaja me të cilën kishte 20 vite i martuar,e tradhtonte me kryetarin e bashkisë.

Pamjet e filmuar përballë derës, tregojnë bashkëshorten e zotit Yang duke u përqafuar dhe puthur me një burrë tjetër.

Sipas dëshmisë së burrit të saj, ai ishte miku i tij i ngushtë, njëherësh edhe kryetar i bashkisë së qytetit Mudanjiang.

Pamjet janë filmuar në gusht të vitit 2016, por vetëm së fundmi janë ndarë me mediat ndërsa Yang është ndarë nga bashkëshortja e tij.