E mbani mend artikullin e “Xing.al” ku ju treguam 20 mjekët e rinj më bukuroshë? Nëse jo klikoni këtu për ta rikujtuar. Mes mjekëve bukuroshë ju prezantuam edhe Yazan Ismailin i cili i çmendi vajzat me pamjen dhe trupin me muskuj.

Mirëpo para se të bëhej i famshëm Yazan nuk ka qenë kaq bukurosh sa sot.

Në një postim në Instagram ai ka treguar transformimin që ka pësuar nga vitit 2013 në 2019 dhe i ka lënë fansat të habitur.

“Gjeta këtë perlë të vjetër nga koha kur kisha faqe buçko. Duken si 10 vjet, por kanë kaluar vetëm 5 vjet. Në foton e majtë isha 22 vjeç në vit të 4 të Universitetit të Mjekësisë.

Mezi prisja që të diplomohesha. Çdo hap në këtë karrierë të gjatë ka sfidat e veta unike dhe uljet e ngritjet. Ju keni fuqinë ta realizoni në mënyrën që dëshironi. Gjithmonë bëni më të mirën nga e tashmja, pavarësisht se sa i zënë jeni në jetë”, shkruan Yazan i cili jeton dhe vepron në Ohio.