Makinat copë, ja pamjet e rënda pas aksidenti fatal në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Bushat, ku raportohet se dy ferma kanë ndërruar jetë.

Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Mësohet se një mjet tip “Mitsubishi” dhe një mjet tip “Audi” janë përplasur në afërsi të fshatit Melgushe.

Një prej makinave ka përfunduar tërësisht në kanal, kurse tjetra ka dalë jashtë rruge. Aksidenti ndodhi në Kryebushat në rrugën Shkodër-Tiranë.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit

L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...