KronikaGrabitja/ Flasin dëshmitarët: Kujtuam se ishte stërvitje ushtarake

Për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, është arritur të sigurohen dëshmitë e disa prej pasagjerëve. Mësohet se paratë kanë qenë në një avion të linjës Tiranë-Vjenë, ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë që do të udhëtonin drejt Austrisë në orën 15:05.

Pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.

Më pas autorët kanë marrë paratë në barkun e avionit dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon. Mësohet se pak minuta pas grabitje ka hyrë policia në avion dhe ka kërkuar pamje por pasagjerët kanë thënë se nuk kanë filmuar.

Po kështu policia ka zbritur pasagjerët më pas nga avioni. Raportimet nga vendngjarja tregojnë se janë shoqëruar disa pasgjerë të avionit dhe rreth 30 persona të tjerë për të dëshmuar rreth kësaj ngjarje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...