Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se në avionin që po futeshin 10 milionë eurot e grabitura ndodhej edhe Adratik Llalla. Ish-prokurori i Përgjithshëm po bëhej gati të udhëtonte drejt Vjenës në momentin që grabitësit e armatosur morën paratë.

“Në avionin që do të nisej nga Tirana drejt Vjenës ishte dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Kjo ështe konstatuar në momentin kur Policia ka hyrë brenda në avion dhe ka pyetur pasagjerët”, deklaroi Lala në “Dritare me Rudinën” në News 24.

Ndërkohë në adresë të moderatore Rudina Xhunga erdhi një informacion sipas të cilit pak minuta para se të ndodhte grabitja e eurove, nga avioni i grabitur ka zbritur presidenti i shtetit, Ilir

Meta dhe Garda ka qenë prezentë në aeroport. Sipas këtij informacioni, grabitësit kanë ndërhyrë kur garda është larguar.