Fotot e reja, si u futën grabitësit në Rinas duke prerë telat

Publikohen fotot e reja se si u kryje grabitja në Aeroportin e Rinasit. Siç dallohet edhe nga këto pamjet, janë dy persona të cilët janë duke prerë telat në një furgon që ka mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Personi i tretë ruan me armë në dorë, ndërsa shoferi nuk del nga makina.

Pasi kanë prerë telat, grabitësit futen me furgon drejt Rinasit, pa u shqetësuar nga askush. Siç dallohet edhe nga këto foto, në zonë nuk ka patur asnjë roje sigurie. Ndërkohë Policia është duke zhvilluar një operacion në fshatin Drithas, për arrestimin e grabitësve.

Në më pak se një minutë, grabitësit kanë qenë brenda aeroportit ndërsa i janë afruar avionit, duke përshkruar një pjesë të pistës. Grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...