E lumtur përkrah aktorit të njohur, Jolie lë pas krahëve Brad Pitt

Angelina Jolie besohet se është prej disa kohësh në një lidhje dashurie me aktorin Colin Farell.

Prestigjiozja “The Sun” shkruan se çifti Jolie-Farell janë bashkë për dy muaj dhe se ata kanë filluar të dalin edhe me fëmijët e aktores, pasi u fotografuan në premierën e filmit “Dumbo”. Ajo sjell në vëmendje se gjatë xhirimeve të filmit historik “Aleksandër” (2004) dy aktorët kanë pasur një romancë të shkurtër.

Sakaq “OK” raporton se ish bashkëshorti i Jolies, Brad Pitt është shumë i mërzitur dhe xheloz për këtë lidhje dhe për faktin se janë shoqëruar në prani të fëmijëve. Brad thuhet se nuk pëlqen që rreth fëmijëve të tij të ketë meshkuj të tjerë.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u ndanë përfundimisht në gusht të 2016-ës, pas kërkesës së insistuar të aktores 43-vjeçare. Ajo u shpreh asokohe se e mori këtë vendim pasi Brad nuk e mbështeste më në rritjen e fëmijëve të tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...