Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Shkodër, ku humbën jetën 2 gra dhe mbetën të plagosur 5 persona.

Spahia shprehet se ndihet i skandalizuar si mjek, kur mësoi se ambulanca kishte shkuar të jepte ndihmën pa asnjë mjek.

Ish-deputeti shprehet se ndihma në të tilla raste është jetike, por kjo nuk kuptohet nga amatorët e Ramës.

Statusi i plotë:

AMBULANCA SHKON PA MJEK NË AKSIDENT!

Keqardhje e ndjerë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Kryebushat të Shkodrës! Si mjek jam i skandalizuar kur mësova se ambulanca kishte shkuar të jepte ndihmën, pa asnjë mjek! Një papërgjegjshmëri e tillë kriminale dëshmohet vetëm nën qeverisjen e Rilindjes!

Ndihma e menjëhershme në raste të tilla është jetike por kjo nuk kuptohet nga amatorët e përzgjedhur nga Rilindja! Si mund të luhet kështu me jetën e njerëzve!

Ndaj kesaj Spiatli ka reaguar duke thene:

Reagon spitali i Shkodrës: Dy autoambulanca me mjekë dhe infermierë në vendngjarje

Duke shprehur ngushellimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Kryebushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije si më poshtë:

Menjëherë pasi jemi njoftuar për aksidentin e ndodhur në Bushat rreth orës 15:00, dy ambulanca të spitalit Shkodër janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me dy mjekë dhe infermierë.
Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje,

ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve.