Zbulohet lidhja e këngëtarit shqiptar nga Maqedonia Bertan Asllani me aktoren e njohur turke.
Shqiptari, i cili prej vitesh jeton dhe e ushtron profesionin e tij në Turqi, është parë shpeshherë në shoqërinë e personazheve të njohur filmash turq.
Mirëpo së fundmi është zbuluar se Asllani është në një lidhje dashurie me aktoren Hazal Senel.
Shqiptari dhe Senel e kanë pranuar hapur se janë në një lidhje pasi janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi aktorja ka pblikuar një foto të vjetër me këngëtarin.