Nëse keni pyetur veten pse nuk mund të humbisni peshë si më parë ose pse shtoni peshë të tepërt pavarësisht sa aktivë që jeni, përgjigjia mund të qëndrojë te metabolizmi.

Metabolizmi juaj mund të punojë shumë më avash në krahasim me të tjerët, një faktor tjetër që ndikon në ngadalësimin e metabolizmit është dhe procesi natyral i plakjes.

Si ndikon mosha në metabolizmin tuaj:

Në të 20-at:

Trupi nuk ndalon së rrituri sapo kaloni periudhën e adoleshencës, por vazhdon dhe zhvillohet, kryesisht muskujt dhe kockat.

Kjo rritje ndikon dhe në metabolizmin tuaj, i cili funksionon edhe kur jeni inaktiv për shembull kur flini ose qëndroni ulur. E thjeshtëzuar, metabolizmi djeg kaloritë edhe kur qëndroni pa bërë asgjë.

Në të 30-at dhe 40-at:

Edhe nëse metabolizmi punon më shpejt në krahësim më të tjerët, mosha mund ta ngadalëzojë atë.

Me kalimin e kohës dhe moshës, muskujt që mbështjellin kockat bëhen më të vegjël ndërkohë yndyra në trup rritet. Humbja e muskujve dhe dobëimi i tyre mund të fillojë shumë shpejt edhe në të 30-tat.

Është vërtetuar shkencërisht se masa muskulare është përgjegjëse për gjendjen e metabolizmit tuaj. Kur metabolizmi funksionon në një ritëm të ulët, ju duhet më pak energji dhe më pak ushqim.

Por nëse ju vazhdoni dhe konsumoni më shumë sesa trupi ka nevojë, metabolizmi juaj nuk do e kthejë këtë “masë” në energji dhe trupi do e kthejë në yndyrna dhe dhjam.

Në të 50-at dhe 60-at:

Ekziston një lidhje e fortë midis ndryshimeve të etabolizmit dhe menopauzës.

Sipas një studimi. kur gratë kalojnë menopauzën, trupi i tyre e ka më të vështirë ta metabolizojë yndyrën. Prandaj vihet re shtimi i tyre në peshë gjatë menopauzës.

Si të rrisni metabolizmin:

Nutricionistët sugjerojnë që konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe një stil jetese sa më shumë aktiv ndihmon shumë në ngadalësimin e procesit të plakjes.