“Në Shkodër ka pasur blerje votash”/ Braçe ia thotë copë Voltana Ademit

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka zbritur mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Shkodrës.

Vizita e tij ka qenë e befasishme për administratën e këtij qyteti, me qëllim për t’i pranë nëse respektojnë orarin e punës.

“Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent.

Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të plotësohen nga të rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesera e partisë”, ka thënë Braçe para gazetarëve.

Numri dy i Qeverisë nuk i ka kursyer thumbimet për kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.

“Këtë herë në Shkodër në orën 8 të mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar, por afër bibliotekës

gjeta qentë endacakë dhe me duket në Shkodër per krye bashkiaken edhe qentë lexojnë”, është shprehur Braçe, i cili më tej është pyetur nga gazetarët për kandidatin e PS në Shkodër, për zgjedhjet lokale.

“Patjetër që kemi kandidatet për Shkodrën për zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se Partia Socialiste ka një projekt të madh pë r ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti. Më vjen keq për mënyrën

si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë për mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për këtë bashkia

Shkodër ka marrë shumë gjoba nga institucionet. Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do të futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita të kundërshtojë Qeverinë”, ka thënë Braçe.

Më tej Braçe ka deklaruar se kushdo që të jetë opozita do futen në zgjedhje.

Sipas tij, sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtareve janë të qartë duke thënë se Parlamenti është legjitim, zgjedhjet kanë qenë legjitime dhe do jenë legjitime.

“Kujtoni ju se unë nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe në Shkodër ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjëherë të kontestojmë krye bashkiaken Ademi, asnjëherë

përderisa zgjedhjet janë certifikuar si legjitime. Do vazhdojmë të punojmë fort në çdo qytet për të ndryshuar imazhin, edhe në Shkodër”, ka thënë ndër të tjera Braçe./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...