‘JAM I GATSHËM TË KRIJOJ FAMILJE’, LEDRI VULA BËN DEKLARATËN E FORTË

Këngëtari shumë i njohur, Ledri Vula është padyshim një prej më të komentuarve në showbizzin shqiptar.

Këngët e tij gjithmonë kthehen në hite dhe dëgjohen jo vetëm në Shqipëri.

Këngëtari shumë i pëlqyer nga femrat ka deklaruar në emisionin “NIN” se është i gatshëm të krijojë familje, ndërkohë ka pranuar hapur se dëshiron të sjellë në jetë një fëmijë që do t’i ndryshojë jetën.

“Po, jam i gatshëm të krijoj familje. Nuk mund të mos jesh gati kur sheh shokët e tu me fëmijë. Unë luaj aq shumë me ta si t’i kem të mitë. Shoh ata që janë bërë prindër, them dua dhe unë! Ata mund të dalin me fëmijët e tyre unë jo.

Thonë që kur vjen në jetë një fëmijë ta ndryshon komplet jetën dhe unë dua ta provoj si është kjo ndjesi. Si ta ndryshon jetën fëmija”, tha Ledri, i cili dukej shumë i lumtur teksa fliste për këtë temë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...