Ç’pune ke ti të bashkëpunosh me mua! Pirro Çako tregon pse e refuzoi Xhensilën…

Muajin e kaluar Pirro Çako dhe Xhensila Myrtezaj publikuan bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Sekreti im” që u prit shumë mirë nga publiku dhe pati shumë sukses duke u kthyer në hit.

I ftuar sot tek “Rudina”, Pirro i cili është edhe kompozitor dhe tekstshkrues i këngës, tregoi se në fillim ishte stepur kur Xhensila i kishte kërkuar bashkëpunim.

Pirro tregoi se arsyeja pse nuk pranoi direkt ishte sepse nuk donte të rikthehej si kantautor.

Por Xhensila ja kishte bërë shumë të thjeshtë dhe më pas Pirro ka pranuar.

“Të them të drejtën nuk desha të rikthehem si kantautor. Kisha një ngërç me veten time. Por ky brezi i ri ta bën jetën më të thjeshtë. Erdhi Xhensila dhe më tha: “Do kisha dëshirë që të bashkëpunonim”.

I thashë: “Po ç’do ti të bashkëpunosh me mua!”. Unë do përpiqem të të bëj këngë të bukura i thashë… Por ajo më tha, që donte një duet me mua.

Të them të drejtën u ndjeva shumë mirë dhe e falenderoj që ma dha këtë energji pozitive dhe që nga ai moment dhashë maksimumin.

Unë e kam pasur si variant këngën, por e kisha menduar për veten time dhe nuk do dilte asnjëherë. Por u bë sebep Xhensila që më shtyu dhe e çoi më tej atë që unë kisha në kokë.

Janë episode të jetës që më kanë frymëzuar për të krijuar këngën. Çdo njeri ka një sekret dhe unë thashë pse jo të jap një mesazh”, u shpreh Pirro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...