‘Gruan e parë e kam për shpi, ti je për qejf!’, Anxhela Peristeri tregon propozimin epik për martesë dhe diçka më shumë për lidhjen me Mateus Frroku

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të rrallë, ku ka treguar se ajo kishte qenë duke kënduar në një dasmë në Maqedoni, ndërkohë të nesërmen në një mënyrë mjaft të papritur kishte marrë propozimin për martesë nga vet dhëndri.

Gjatë një interviste në emisionin “Thumb” në ABC News, Anxhela tha se dhëndrin në fjalë e kishte takuar të nesërmen e dasmës në një supermarket.

“Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë rastësisht në supermarket.

“Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë?

I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”-tha Anxhela duke qeshur ende me ndodhinë me dhëndërin.

Anxhela u pyet gjithashtu nga dy moderatoret thumbuese nëse është apo jo e lidhur me këngëtarin e njohur Mateus Frroku, pasi ditët e fundit po qarkullojnë fjalë se dyshja është në një lidhje, Anxhela ka deklaruar se nuk ka asgjë mes tyre dhe se janë thjesht dy shokë e kolegë të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...