Nje aksident ka ndodhur ne hyrje te qytetit te Shkodres.

Nje mjet tip Benx ka humbur kontrollin si shkak i shpejtesise dhe eshte perplasur me nje mur rrethues. Si pasoje e aksidentit ka marre demtime te lehta shoferi ndersa me rende eshte pasagjeri qe ndodhej ne makine.

Eshte dashur nderhyrja e mjekeve dhe kalimtareve te rastesishem per te nxjerre nga makina dy personat qe u aksidentuan.

Te plagosurit ndodhen ne spital nen kujdesin e mjekeve

.Perplasja ka shkulur nje peme ndersa jane rrezikuar dhe kalimtare apo punonjes te bizneseve ne zone.

Ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia e cila ka nisur menjehere hetimet ne lidhje me aksidentin.