Timonieri” i ri i kuqezinjve, Gianni De Biasi drekon me Armand Dukën

“Gazeta Shqip” raportoi dy ditë më parë se ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ndodhet në Shqipëri dhe publikoi fotot e takimit të tij me avokatin Lulzim Alushaj.

Por, italiani duket se ka pasur në axhendë edhe një takim të rëndësishëm me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, me të cilin ka konsumuar një drekë pune.

Sipas “Panorama”, De Biasi dhe Duka kanë qenë së bashku për drekë në një nga restorantet e Durrësit dhe ish-trajneri i Shqipërisë ka qëndruar për disa orë me kreun e federatës. A ka qenë një takim pune apo thjesht rastësi? Kjo është e vështirë të saktësohet që tani.

Por, si emri më i suksesshëm që ka pasur në dorëzim “timonin” e kuqezinjve, De Biassi është përfolur për një rikthim të mundshëm në pankinën e kombëtares pas shkarkimit të patriotit të tij Kristian Panuçi.

Nuk përjashtohet si mundësi, edhe pse zor që vetë trajneri t’i kërkojë Dukës që të rikthehet. Jo sepse Duka nuk do ta merrte në konsideratë, por sepse më pas italiani do të dorëzohej pa kushte dhe do të pranonte ofertën financiare të Dukës

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...