Kishte përpara një viktimë të për.dhunimit, gjykatësi: Duhet t’i kishe mbajtur këmbët mbyllur

Një gjykatës është pezulluar tre muaj nga puna pasi i ka thënë një vi.ktime të për.dhunimit që “të mbyllte këmbët.”

Komiteti i etikës e lëshoi ​​rekomandimin e tij në Gjykatën e Lartë të Shtetit të mërkurën në rastin e gjykatësit të gjykatës së lartë John Russo, i cili ushtron detyrën në Ocean County, në jug të Nju-Xhersit.

Rekomandimi vjen vetëm disa javë pasi gjykatësi Russo është akuzuar për ngacmim se.ksual nga një prej ish kolegeve të tij.

Vik.tima, e abuzuar se.ksualisht, u paraqit përpara John-it në maj të vitit 2016 duke kërkuar një urdhër ndalimi ndaj su.lmuesit të saj.

Kur gruaja po i tregonte se si ndodhi ngjarja, Russo e pyeti:

E di se çfarë duhet të bësh që ta ndalosh dikë që do të kryejë marrëdhënie me ty?
Gruaja iu përgjigj:

Të largohesh dhe t’ia nisësh vrapit.
Gjykatësi vazhdoi më tej:

..Duhet të bllokosh pjesët e tua të trupit? Të mbyllësh këmbët? Të njoftosh policinë? A bëre ti ndonjë nga këto gjërat?”
Komiteti i etikës zbuloi se sjellja e Russo-s ndaj gruas tregonte ‘një papjekuri emocionale plotësisht të papërshtatshme për zyrën gjyqësore dhe të papajtueshme me dekretin që pritej nga çdo jurist’.

Burimi: Daily Mail

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...